UBT News

Në New York promovohet romani “Një fije shprese, Një fije shkrepëse” i Ag Apollonit

Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York do të mbahet promovimi i romanit “Një fije shprese, Një fije shkrepëse” të autorit Ag Apolloni.

Ngjarja organizohet nën kujdesin e ambasadorit Blerim Reka dhe do të ketë si folës profesorin David Damrosch. Promovimi do të zhvillohet sot, më 21 maj 2026, në orën 17:30, në adresën 801 2nd Ave, Suite 301, New York.

Romani “Një fije shprese, Një fije shkrepëse”, i botuar në vitin 2020, është një vepër dokumentare që trajton pasojat e luftës në Kosovë përmes historive të nënave që humbën familjarët e tyre, përfshirë Ferdonije Qerkezin nga Gjakova dhe Pashke Markun nga Zllakuqani.

Vepra sjell një reflektim të thellë mbi dhimbjen, kujtesën dhe qëndresën njerëzore, ndërsa aktiviteti pritet të mbledhë komunitetin shqiptar dhe dashamirësit e letërsisë në SHBA.

Exit mobile version