Legjenda e futbollit, ish-lojtari i Barcelonës e Napolit, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, raportojnë mediat argjentinase.
Maradona kishte probleme shëndetësore dhe së fundmi iu nënshtrua një intervenimi në tru, por që tani sipas raportimeve ai nuk arriti t’i bëjë ballë një ataku kardiak. Lajmi për vdekjen e Maradonas është shpërndarë dhe konfirmuar nga mediat e mëdha si BILD, RTL dhe BBC.
Maradona ishte një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, teksa vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë komunitetin e futbollit./UBTNews