Kujt mund t’ia besoni problemet e dashurisë, më mirë se sa Harry Styles? Më 22 shtator, gjatë ndalesës së tij “Love on Tour” në Saint Paul, Minesota, këngëtari i ” Watermelon Sugar”, tha disa këshilla ekspertësh për këdo që po pyet nëse duhet t’i shkruajë ose jo dikujt.
Sipas Harry-t, nëse ju duhet të pyesni, me siguri tashmë e dini përgjigjen. Fjalët e këngëtarit erdhën kur një fanse nga skena mbante një poster që shkruante: “A duhet t’i dërgoj një mesazh?”
Sigurisht, kishte shumë gjëra që mungonin: A duhet t’i shkruante ish-it? Djalit që pëlqente? Apo dikujt që pa rastësisht në Tinder? Fatkeqësisht, shumë detaje mungojnë nga situata, por Styles kishte çfarë të thoshte gjithsesi:
“Sipas mendimit tim, nëse ‘duhet’, atëherë kjo nuk është më as pyetje”, thotë Harry në klip. “Ndoshta po pyet veten: A duhet t’i shkruaj, mos po i shkruaj shumë shpejt ose po mendon t’i shkruash për dy herë rresht…Mendimi im personal është se nëse sheh se po luajnë lojëra: Plehra, plehra, plehra, jo për ju!”, përfundon 27-vjeçari, shoqëruar me mijëra brohoritje.
Harry Styles është aktualisht në një lidhje me aktoren 37-vjeçare, Oilivia Wilde.
Burimi: Bustle