UBT News

Në mes protestave kundër Spotify, Kanye do të sjellë albumin e ri në tjetër platformë

Kanye West sot hoqi listën e këngëve të albumit të tij të ri vetëm pasi tha se nuk do të ishte i disponueshëm për t’u transmetuar në platforma tjera, por vetëm në të atë të tijën “Stem Player”.

Ai tha se “Stem Player” do t’i lejojë dëgjuesit të luajnë katër elementë të ndryshëm të këngës – vokal, daulle, bas dhe muzikë – dhe kushton 200 dollarë, përcjell UBT News.

“Askush nuk mund të më paguajë që të mos respektohem. Ne vendosim çmimin tonë për artin tonë”, tha ai mes tjerash.

Nuk është hera e parë që West ka thirrur kundër modeleve të transmetimit ose ka luajtur me metoda jokonvencionale të lansimit.

Pasi lansoi “The Life of Pablo” në 2016 – në fillim ekskluzivisht në platformën Tidal – West vazhdoi të ndryshonte rekordin, duke shtuar vokale, tekste të reja dhe remixe.

Vitin e kaluar ai prezantoi albumin “Donda” gjatë një sërë ngjarjesh dëgjimi – dhe kur më në fund u transmetua, ai tha se labeli i tij e kishte lansuar atë pa lejen e tij.

Njoftimi i tij “Stem Player” vjen në vazhdën e protestave publike ndaj Spotify, gjigantit të transmetimit i cili po akuzohet për lejimin e përhapjes së informacionit të gabuar përmes podkasteve të tij dhe veçanërisht prezantuesit, Joe Rogan.

Albumi i ri, i vendosur për t’u publikuar më 22 shkurt, vjen pasi West ka postuar shumë për jetën e tij personale dhe për divorcin me Kim Kardashian./UBTNews/

Exit mobile version