Emocionet e kompeticionit më spektakolar në botë për klube rikthehen në mbrëmje me superduelin Arsenal-PSG që është dhe gjysmëfinalja e parë e sezonit.
Skuadra e Luis Enrique vjen e plotë në këtë duel me teknikun që beson se e ka përgatitur maksimalisht skuadrën për një rezultat pozitiv. Në anën tjetër ARteta do të duhet të luajë pa disa titullarë si Havertz, Partey, Gabriel, Jesus, Calafiori dhe dyshja Tomiyasu-Jorginho.
Pavarësisht situatës me mungesat, Arsenal cilësohet favoritë në letër, ndërsa formacioni nuk pritet të pësojë shumë ndryshime. Kjo është përballja e katërt mes këtyre skuadrave në Ligën e Kampionëve, madje kanë luajtur përballë njëra-tjetrës edhe këtë sezon, ku britanikët fituan 2-0. Emirates pritet të jetë i tejmbushur në mbrëmje, ndërsa gjykimi i është besuar sllovenit Slavko Vinçiç.