UBT News

Në Maroko ndalohet filmi “The Lady of Heaven”

Autoritetet kinematografike kanë ndaluar filmin britanik “Lady of Heaven”, pasi u dënua nga këshilli fetar i vendit.

Filmi pretendon të tregojë historinë e Zonjës Fatime, vajzës së profetit Muhamed. Këshilli i Lartë i Ulemasë tha se filmi është një “falsifikim flagrant i fakteve të vërtetuara” të Islamit. Ndaj këtij filmi ka pasur protesta në Mbretërinë e Bashkuar. Madje këtë film e denoncuan edhe Egjipti, Pakistani, Irani dhe Iraku.

Sipas medias shtetërore marokene, këshilli akuzoi krijuesit e filmave për “famë dhe senzacion” dhe nxitje të ndjeshmërisë fetare.

Redaktori fetar i BBC-së, Aleem Maqbool, thotë se kritikat përqendrohen në mënyrën se si regjisori dhe kleriku mysliman shiit, Yasser Al-Habib, ka portretizuar figura të shquara të nderuara në Islamin e hershëm Sunit, duke i krahasuar veprimet e tyre me ato të grupit të Shtetit Islamik në Irak./UBTNews/

Exit mobile version