UBT News

Në Maqedoni të Veriut, gjashtë të vdekur e 386 raste të reja

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut, dy pacientë nga Shkupi, një nga Tetova, një nga Manastiri, një nga Struga dhe një nga Shën Nikolla.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë kryer 2 mijë e 267 testime, prej të cilave rezultuan 386 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre në Shkup-178, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-8, Prilep-20, Tetovë-13, Strugë-9, Veles-5, Manastir-13, Ohër-7, Kavadar-3, Gostivar-4, Gjevgjeli-18, Strumicë-44, Kriva Pallankë-7, Radovish-4, Koçan-10, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-7, Vallandovë-3, Vinicë-2, Dellçevë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-4, Negotinë-2.

Bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 154 pacientë./UBTNews

Exit mobile version