UBT News

Në Maqedoni të Veriut, dy të vdekur dhe 194 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur dy pacientë si pasojë e COVID-19, një 80-vjeçar nga Prilepi, dhe një 54-vjeçare nga Velesi.

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1 mijë e 697 teste të kryera, 194 rezultuan pozitiv me COVID-19. Rastet e reja janë nga këto qytete: Shkup-77, Kumanovë-9, Dibër-3, Shtip-5, Prilep-11, Tetovë-16, Strugë-3, Veles-5, Manastir-6, Ohër-2, Kavadar-3, Gostivar-5, Gjevgjeli-1, Strumicë-9, Kriva Pallankë-3, Radovish-6, Koçan-10, Probishtip-3, Berovë-1, Valandovë-3, Vinicë-3, Dellçevë-2, Shën Nikollë-5, Kërçovë-2, Negotinë-1.

Në 24 orët e fundit u shëruan edhe 158 pacientë./UBTNews

Exit mobile version