Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 31 pacientë si pasojë e COVID-19.
Prej pacientëve që kanë vdekur, nëntë janë nga Shkupi, tre nga Kumanova, një nga Dibra, pesë nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Ohri, një nga Kavadari, tre nga Gostivari, dy nga Strumica, një nga Krusheva dhe një nga Dellçeva.
Bëhet e ditur se janë regjistruar 657 raste të reja me COVID-19 dhe u shëruan 920 pacientë./UBTNews