UBT News

Në Los Angeles fillon procesi gjyqësor ndaj Harvey Weinstein

Ish-producenti Harvey Weinstein ka dalë në gjyq në Los Angeles, ku po përballet me 11 akuza të tjera për abuzim seksual.

70-vjeçari aktualisht po vuan 23 vjet burg në New York, pasi u dënua edhe atje për sulme seksuale, përfshirë edhe përdhunim.

Ai po akuzohet për sulm dhe përdhunim që dyshohet se kanë ndodhur në hotelet e Los Angelesit mes viteve 2004 dhe 2013. Ish-producenti i mohoi akuzat.

Procesi gjyqësor i cili filloi të hënën, pritet të zgjasë rreth dy javë. Pesë viktima pritet të japin deklaratat e tyre gjatë procesit gjyqësor./UBTNews/

Exit mobile version