UBT News

Në Kroaci, 39 të vdekur dhe 2 mijë e 439 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë shënuar 39 raste të vdekjes nga COVID-19 si dhe janë raportuar 2 mijë e 439 raste të reja.

Në Kroaci u shëruan edhe 2 mijë e 126 pacientë, kurse 14 mijë e 878 është numri i rasteve aktive me COVID-19.

Në total, 2 mijë e 239 pacientë janë të hospitalizuar, 245 nga ta janë në ventilatorë.

Qysh kur u raportuan rastet e reja më 25 mars 2020, 330 mijë e 176 persona u infektuan me COVID-19 dhe 7 mijë e 40 kanë vdekur. Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 308 mijë e 258./UBTNews

Exit mobile version