Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se nga data 10-12 tetor do të organizohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv “Prishtina 2020”.
Sipas njoftimit të KOK-ut, ky festival po organizohet për herë të parë në Kosovë, 11 muaj pas anëtarësimit së KOK-ut në Federatën Ndërkombëtare për Kinemanë Televizive Sportive (FICTS).
“Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Festivali do të mbahet prej 10-12 tetor në Prishtinë, 11 muaj pas anëtarësimit të KOK-ut në Federatën Ndërkombëtare për Kinemanë Televizive Sportive (FICTS).Gjatë tri ditëve do të shfaqen filma të shumtë sportivë ndërkombëtarë, për të cilët KOK ka të drejtën ekskluzive të shfaqjes së tyre.KOK KËRKON nga filmbërësit, gazetarët sportivë, studentë, dhe kushdo që ka krijuar filma sportivë të metrazhit të gjatë ose të shkurtë, dokumentarë sportivë, etj, t’i dërgojnë për t’u shfaqur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2020”.Filmat dhe dokumentarët më të mirë vendorë, do të dërgohen në Festivalin Botëror të Filmit dhe Kinemasë Sportive, që mbahet prej 7-11 nëntor në Milano të Italisë.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KOK-ut./UBTNews