“Në kërkim të Venerës”, filmi debutues i Norika Sefës, shpërblehet me çmimin special të Jurisë (Special Jury Award) gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve të Festivalit të Roterdamit.
“Ky film mori 5 vite të jetës sime, jo pak!! Jam shumë e lumtur që e kam pasyr fatin me punu me secilin që qëndron prapa këtij filmi, krejt, ama krejt ata që i kanë dhënë kuptim edhe shumë nuanca kësaj përvoje. Ky çmim është shumë i rëndësishëm për filmin, por gjithashtu një shenjë prestigjioz sepse festivale si IFFR pëlqejnë të inkurajojë sfidat narrative dhe inovacionin në gjuhën e filmit. Ky është një motiv i madh për mënyrën qysh unë punoj. Unë personalisht e falenderoj Besnikun, bashkëpunëtori më i afërt, dikush që më ka besuar, shtyrë e inkurajuar, por edhe Luis Armando Arteaga, duke e ditur që ky film ka pasur për qëllim me sfidua anën vizuale, unë kujtoj sa kohë energji e motivim është dashur për me ardh deri këtu!”, u shpreh regjisorja Norika Sefa përmes një videomesazhi gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj.
Me drejtor të fotografisë – Luis Armando Arteaga, montazhë – Stefan Stabenow, skenografi – Arben Shala, zërim – Risto Alchinov, kostumografi – Desantila Lika, dhe grim – Lidona Berisha.
“Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga komuna e Kaçanikut dhe komuna e Prishtinës./UBTNews