UBT News

“Në kërkim të Venerës”, premierë në Festivalin e Roterdamit

Filmi “Në kërkim të Venerës”, u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Roterdamit. Filmi i parë kosovar që ishte pjesë e festivalit të Roterdamit, është vlerësuar lartë nga kritikët.

“Në debutimin e saj të ndjeshëm dhe delikat, Norika Sefa portretizon me hollësi karakterin e Venerës një vajzë moderne që rritet në një mjedis tradicional, hierarkik. Por si mund t’i bëjë Venera zgjedhjet e saj në një situatë të tillë? Muzika e veçantë dhe kamera vëzhguese (observational camera work) i shtojnë një ndjesi dokumentari kësaj historie intime”, e përshkruan filmin në mes tjerash editoriali i festivalit të Roterdamit.

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Makolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj dhe emra të tjerë, drejtor fotografie Luis Armando Arteaga, montazha Stefan Stabenow, skenografia Arben Shala, zëri Risto Alchinov, kostumografia Desantila Lika, grimi Lidona Berisha.

“Në kërkim të Venerës” është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction me bashkëproducent Igor Popovski dhe Gazmend Nela. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga komuna e Kaçanikut dhe komuna e Prishtinës./UBTNews

Exit mobile version