Një atmosferë e këndshme dhe festive e gjeti Shkodrën gjatë festës së “Tavës së Krapit”, një ngjarje e re që ndërthur traditën me turizmin dhe artizanatin lokal. Kjo festë e pazakontë solli në vëmendje gatimin e traditshëm shkodran të “Tavës së Krapit”, duke sjellë së bashku komunitetin e gatimit, mjeshtrinë e kulturës dhe shijen autentike të kuzhinës lokale.
Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja, shfaqi entuziazmin e tij në rrjetet sociale, duke përcjellë momentet e bukura të kësaj feste.
“Kjo festë na tregon se si tradita dhe kreativiteti lokal mund të bashkohen për të promovuar pasurinë tonë kulturore dhe gastronomike. Me pjesëmarrjen e ambientalistëve të liqenit të Shkodrës, peshkatarëve, dhe fermerëve, kjo festë është një kënaqësi e vërtetë për zemrën dhe shpirtin tonë”, shkroi Gonxhja.
Shkodra, gjatë këtij sezonit turistik, ofron një përvojë të pasur për vizitorët, duke përfshirë jo vetëm vizitat historike dhe kulturore, por edhe festat tradicionale që e bëjnë qytetin të njohur për bukurinë dhe shijen e tij autentike./UBTNews/