Mesjava sjell super ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te meshkujt.
Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, ku të katër skuadrat duan kualifikimin në finalen e Kupës më 12 shkurt në Prishtinë.
Dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina përballen të mërkurën në “Minatori”, ku pritet atmosferë e zjarrtë. Në ndeshjen e parë, prishtinasit fituan 67:65, edhe pse kishin epërsi deri në 24 pikë, 27:3.
Dy pikë dallim bën që sfida të jetë e paparashikueshme. Mitrovicasit duhet të fitojnë me tre pikë dallim nëse duan kualifikimin tutje, ndërsa bardhekaltrit humbja me një pikë, barazimi apo fitorja i kualifikon tutje.
18:30 Trepça – Sigal Prishtina .