Këtë javë, dizajnerët dhe brendet përfshirë këtu edhe Louis Vuitton, Issey Miyake dhe Uniforme shfaqën koleksionet e tyre të meshkujve për sezonin vjeshtë/dimër në Javën e Modës në Paris.
Të enjten, Louis Vuitton ia dedikoi sfilatën e saj dizajnerit Virgil Abloh. Ai ishte drejtor artistik i shtëpisë franceze të modës, si dhe krijues i labelit Off-White. Ai vdiq në muajin nëntor të vitit të kaluar, nga kanceri.
Sfilata u ndërtua rreth një koncepti të përpunuar “Dreamhouse” me engjëj, modele të kërcimit dhe një shpërfillje të gjinisë në dizajn.
“Nuk besoj në gjini, besoj në dizajne”, kishte thënë ai.

Abloh u bë i njohur si drejtori kreativ i Kanye West përpara se të bënte histori si afrikano-amerikani i parë që drejtonte Louis Vuitton – duke përzier veshjet luksoze me veshjet e rrugës./UBTNews