Gjykata e Lartë e Japonisë njoftoi të mërkurën se ligji që çiftet ta kenë të njëjtin mbiemër është kushtetues, duke hedhur poshtë kërkesat e tri çifteve që të ruajnë mbiemrat e tyre origjinal.
Pas këtij njoftimi reaguan aktivistet e të drejtave të njeriut, që thonë se kushtetuta duhet të garantojë barazi gjinore meqë femrat gjithmonë sakrifikojnë mbiemrat e tyre. Tri çifte sfiduan dispozitat e Kodit Civil, meqë dëshironin që t’i ruanin mbiemrat e tyre.

Vendimi nga Gjykata e Lartë vjen pasi Japonia po përballet me thirrje për të promovuar barazi gjinore dhe diversitet. Opinioni publik po kërkon që t’u lejohet çifteve të mbajnë mbiemrat e tyre.
Ndonëse ligji nuk e specifikon se cilin mbiemër, 96% e grave marrin mbiemrat e burrave të tyre.
Japonia është vendi i vetëm në botë që ka një vendim të tillë në kodin civil, që thotë se çiftet duhet të zgjedhin një mbiemër në kohën e martesës, sipas Ministrisë së Drejtësisë.
Kodi civil i epokës Meiji u shkrua në vitin 1898, bazuar në traditën japoneze që gruaja linte familjen e saj për t’u martuar./UBTNews