UBT News

Në Helsinki mbahet memorial për fëmijët e vrarë në Mariupol

Në kryeqytetin finlandez Helsinki, shoqata e Ukrainës në Finlandë ka mbajtur një memorial për fëmijët e vrarë në Mariupol. Aty u shfaqën dhjetëra këpucë të fëmijëve dhe lodra fëmijësh.

Nuk dihet ende se sa fëmijë janë vrarë në Ukrainë qysh prej kur filloi lufta më 24 shkurt, por sot Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se së paku 177 fëmijë kanë vdekur dhe 336 janë lënduar./UBTNews/

Exit mobile version