Sot në orën 15:45 , në Stacionin Policor në Gjakovë nis zyrtarisht fushata për shqiptimin e gjobave mandatore për të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në territorin e komunës së Gjakovës.
Më herët gjatë ditës vazhdon aksioni për pastrimin e lumit Erenik. Aksioni nis prej orës 10:00 tek ura në Shkugëz, ndërsa këtij aksioni i bashkëngjiten vullnetarë të shumtë, KFOR-i, policia etj.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini së bashku me Drejtorinë e Inspeksionit dhe komandantin e policisë, ka mbajtur një mbledhje më 10 maj, me 19 zyrtarët e caktuar për shqiptimin e gjobave mandatore dhe lansuan platformë për shqiptimin e tyre.
Gjatë këtij takimi u bë me dije se Ligji për shqiptimin e gjobave do të funksionojë përmes përmbaruesit privat, i cili mjetet e personave të gjobitur do t’i tërheqë në afat brenda 15 ditësh.
19 zyrtarët komunalë do të jenë në aksion të përditshëm për shqiptimin e këtyre gjobave kostoja e të cilave është e përcaktuar me ligj.