UBT News

Në fundjavë zhvillohet java e 23-të në BKT Superligën e Kosovës

Ditën e shtunë dhe të diel do të zhvillohet java e 23-të e BKT Superligës së Kosovës.

Në programin e së shtunës Malisheva do të përballet me Feronikelin kurse Dukagjini e pret Prishtinën e cila pati probleme me lojtarët të cilët bojkotuan stërvitjet për shkak të mosmarrjes së dy pagave. Pavarësisht se në media raportohet se ndeshjen do ta luajnë juniorët e Prishtinës, burimet e UBTNews brenda klubit konfirmojnë se seniorët do të luajnë kundër Dukagjinit. Të dyja ndeshjet fillojnë në ora 13:00.

Dita e fundit e javës na pret me tri përballje interesante. Derbi Ballkani-Llapi do të fillojë nga ora 13:30 kurse Gjilani-Ulpiana dhe Drenica me fillim nga ora 13:00./UBTNews/

Exit mobile version