Më shumë se 2,200 diplomatë dhe civilë afganë janë evakuuar nga Afganistani me aeroplanë ushtarakë ka thënë një zyrtar i sigurisë në perëndim për agjencinë e lajmeve Reuter, të mërkurën.
Një aeroplan i Qeverisë gjermane ka zbritur në Frankfurt herët në mëngjes sot, shkruan BBC.
Rreth 131 persona ishin evakuuar nga Kabuli në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, ku më pas hipën në aeroplanin Lufthansa për në Frankfurt.
Kompania ajrore gjermane Lufthansa tha se do të kryejë më shumë fluturime të tilla në ditët e ardhshme.