Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka nisur takimi i drejtuesve të klubeve të futbollit nga Superliga e Kosovës dhe Liga e Parë.
Temë e diskutimit do të jetë çështja e moslicencimit të FFK së, si pasojë e së cilës klubet nuk po mund të marrin vërtetimet nga ana e Ministrisë së Sportit për përfitime financiare nga Ligji i Sponsorizimit.
Klubet tash e disa javë janë duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth kësaj situate pasiqë po futen në krizë të thellë financiare.
Bojkotimi i garave është njëra nga opsionet që do të diskutohet në këtë takim të klubeve, gjë për të cilën ka pasur kundërshtime rreth këtij diskutimi nga drejtues të disa klubeve të Superligës.