Ka mbetur vetëm çështje ditësh kur Memphis Depay do t’i bashkohet Barcelonës.
Anësori holandez ka kohë që e kërkon kalimin te skuadra katalunase, derisa në këtë verë duket se do e realizojë dëshirën e tij.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Depay ka vendosur t’i bashkohet si lojtar i lirë.
Kontrata e tij me Lyonin do të skadojë në fund të këtij muaji, e që Blaugranasit nuk do të paguajnë asnjë cent.
Përfaqësuesit e Depayt janë duke i kompletuar dokumentet së bashku me klubin nga La Liga, për të realizuar transferimin në ditët e ardhshme.
Konsiderohet se është vetëm çështje kohësh kur holandezi do të prezantohet në Camp Nou.