Edhe pse kanë kaluar mbi 26 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, familjarët e afër 1600 personave të zhdukur ende janë duke pritur përgjigje për fatin apo vendndodhjen e të dashurve të tyre.
Data 30 gusht shënon Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur dhe me 11 identifikimet që janë kryer së fundmi në muajin mars, sipas Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, në Kosovë janë edhe 1,577 persona të cilët konsiderohen të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Kjo ditë të premten dhe të shtunën do të shënohet me disa aktivitete.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, në Prishtinë, në ora 10:45.
Në dhjetor të vitit 2024, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për zbatim të plotë të Deklaratës për Personat e Pagjetur.