UBT News

Në Ditën Botërore të Vajzave, Osmani takon vajzat e klubit futbollistik “Prishtina”

Me rastin e Ditës Botërore të Vajzave, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit ka takuar klubin futbollitik të vajzave “Prishtina”. Ajo thotë se vajzat nëpër klubet e futobollit në shoqërinë kosovare duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera, por edhe kundër sterotipeve në shoqëri.

Megjithëkëtë, Osmani ka nënvizuar se pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla dhe nuk dorëzohen asnjëherë.

“Vajzat në sport. Me rastin e ditës ndërkombëtare të vajzave, takuam klubin futbollistik të vajzave ‘Prishtina’. Vajzat nëpër klubet e futbollit në shoqërinë tonë duhet të luftojnë jo vetëm kundër ekipeve të tjera në fushën e futbollit, por edhe kundër stereotipeve në shoqëri. Megjithatë, ato munden. Pasioni i këtyre vajzave mund të kapërcejë edhe pengesat e tilla, sepse ato nuk dorëzohen kurrë. Ato na dhanë mesazhin se për të arritur atë që do në jetë nuk mjafton vetëm talenti, por edhe guximi për ta kaluar çdo vështirësi dhe paragjykim. Krenare me vajzat tona”, ka shkruar Osmani.

Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Kjo është vendosur për herë të parë në vitin 2012.

Exit mobile version