UBT News

Në Burkina Faso vriten afër 100 civilë

Ky është sulmi më i përgjakshëm, që prej se ky shtet i Afrikës Perëndimore ishte kontrolluar nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe grupin militant, Shteti Islamik rreth pesë vjet më parë.

Ngjarja ndodhi gjatë natës së 4 qershorit dhe mëngjesit të 5 qershorit në qytetin Solhan, që gjendet në afërsi të kufirit me Nigerin.

Militantët po ashtu kanë djegur shtëpi, tha qeveria përmes një njoftimi për media.

Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore e quajti sulmin si akt “barbar”.

Zyrtarët lokalë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet.

Sulmet nga xhihadistët e lidhur me Al-Kaidën dhe Shtetin Islamik kanë vrarë mijëra persona dhe rreth 3 milionë persona të tjerë janë zhvendosur përgjatë rajonit Sahel, veçanërisht në zonën kufitare mes Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit.

Një koalicion kundër terrorizmit, i njohur si grupi i pesë vendeve – Burkina Faso, Çadi, Mali Mauritania dhe Nigeri – po përpiqen që të largojnë nga zona xhihadistët./REL

Exit mobile version