Ekspozita e Pop Artit Amerikan në Galerinë e Artit Tiranë është një ngjarje e rrallë për kulturën shqiptare, duke paraqitur për herë të parë për publikun vendas 39 punime të Andy Warhol, një nga figurat më ikonike të artit modern.
Punimet e shfaqura janë pjesë e një koleksioni privat nga Sllovenia dhe përfshijnë serigrafi të njohura të artistit. Galeria e Artit Tiranë ka punuar për mbi 7 muaj për të siguruar këtë ekspozitë dhe për të bërë të mundur që kjo pjese e rëndësishme e artit botëror të jetë e arritshme për publikun shqiptar.
Drejtoresha e Galerisë, Edit Pula, shprehet se ky proces ishte sfidues, por thelbi ishte krijimi i besimit tek veprat dhe shprehja e rëndësisë së tyre për publikun shqiptar. Veprat e Warhol janë përjetësim i artit pop dhe kjo ekspozitë sjell një shans të rrallë për të njohur më shumë për këtë artist legjendar.
Andy Warhol është një ndër figurat më të shquara të artit modern dhe një prej përfaqësuesve kryesorë të Pop Artit. Impakti i tij në skenën artistike botërore është i pamohueshëm dhe kjo ekspozitë paraqet një mundësi e rëndësishme për publikun shqiptar për të eksploruar thellësisht veprën dhe kontributin e tij në artin global.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 gusht dhe për të gjithë dashamirësit e artit është një mundësi e jashtëzakonshme për të përjetuar këtë pjese të rëndësishme të historisë së artit modern./UBTNews/