UBT News

Në autobusin e linjës Mitrovicë-Beograd në Jarinjë zbulohen 18 migrantë të paligjshëm

Policia e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjatë kontrollit në një autobus të linjës Mitrovicë -Beograd janë zbuluar 18 migrantë të paligjshëm. Policia ka njoftuar se shtetasit e huaj, që nuk kishin të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Kosovës, gjendeshin në katin e dytë të autobusit.

“Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës tregojnë një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim të migrantëve. Janë kapur 5 palestinezë, 6 shtetas të Bangladeshit që posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova dhe 7 shtetas të Egjiptit që në Kosovë kishin hyrë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të BE-së.”, ka njoftuar Policia.

Pronari i kompanisë së autobusëve, G. A., dhe shoferi B. D., kanë mohuar përgjegjësinë, por Policia ka thënë se provat de verifikimet tregojnë përfshirjen direkte të tyre në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Exit mobile version