Në Austri do të shfuqizohen vaksinat e detyrueshme kundër koronavirusit, njoftoi të enjten ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch.
“Askush nuk po vaksinohet për shkak të [ligjit] të vaksinimit të detyrueshëm“, shpjegoi Rauch, megjithë kërcënimin e një gjobe. Të mërkurën, vetëm 140 persona në mbarë vendin morën vaksinën e tyre të parë për koronavirusin.
Vaksinimet e zbatimit të ligjit tashmë ishin pezulluar në Austri.
“Njerëzit duhet të binden për nevojën e një vaksinimi dhe këtë mund ta arrijmë vetëm kur është në baza vullnetare”, tha Rauch. /UBTNews/