Një mikroskop që i përkiste Çarls Darvinit do të dalë në ankand më 15 dhjetor dhe sipas vlerësimeve të ekspertëve çmimi i tij mund të arrijë 350 mijë sterlina (rreth 415 mijë euro), raportoi gazeta ‘’Daily Mail’’.
Gazeta raporton se instrumentin, e prodhuar në 1825, natyralisti anglez ia dha djalit të tij, Leonard, dhe që atëherë është kaluar dorë më dorë në familje nga babai tek djali për gati 200 vjet.
Ky mikroskop është një nga gjashtë mikroskopët e përdorur nga Darvini gjatë jetës së tij.
Në vitin kur u prodhua mikroskopi, Darvini po studionte zoofite të tilla si koralet, anemonët e detit dhe sfungjerët dhe ka të ngjarë që ai të ketë përdorur këtë instrument për kërkime, pasi i vetmi mikroskop tjetër i njohur që kishte në atë kohë nuk ishte i përshtatshëm.