Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL), ka publikuar raportin “(Pa) Ligjshmëria e tenderëve të anuluar”.
Nga ky raport del se nga 20 komunat e monitoruara gjatë vitit 2020 përfundimisht janë anuluar 95 aktivitete të prokurimit apo mesatarisht 4.75 aktivitete të anuluar për çdo komunë.
Në një konferencë për medie, Qëndrim Arifi, hulumtues në INPO në shumicën e anulimit të tenderëve është bërë në kundërshtim me ligjin.
Arbenita Topalli thotë se në 20 komuna janë anuluar 95 aktivitete me vlerë 14 milionë e 276 mijë e 697 euro.
Komunat më numrit me të mëdha të tenderëve të anuluar prinë Prishtina, Ferizaj, Dragashi, Prizreni ndërsa komunat me më pak anulime janë Deçan, Gjakova, Kaçaniku, Leposaviqi Mitrovica e Veriut dhe Shtimja. Ndërsa komuna e Rahovecit nuk ka anuluar asnjë aktivitet.
Ajo tha se nga 96 aktivitetet e anuluara vetëm 11 prej tyre janë anuluar para hapjes së ofertave pjesa tjetër janë anuluar pasi që janë hapur ofertat.
Tutje raporti thotë se 39 prej aktiviteteve nuk kanë qenë fare të planifikuara me plane të prokurimit të komunave.
Diell Haxhimusa nga INPO rekomandon që komunat të kujdesen që numri i aktiviteteve të anuluara të jetë sa më i vogël ndërsa kur anulimi i aktiviteteve është i pashmangshëm i njëjti të jetë i bazuar në ligj.
Dhe komunat të sigurohen se aktivitetet e iniciuar janë të planifikuara ne plane të prokurimit në mënyrë që të mos përballen me situata të paparashikueshme.
INPO po ashtu ka rekomanduar që komunat të kujdesen që aktivitetet e iniciuara janë në përputhje të plotë me legjislacionin e prokurimit publik dhe të respektojnë vendimet e OSHP-së.