Vokalisti i grupit Limp Bizkit, Fred Durst, tërhoqi të gjithë vëmendjen e festivalit muzikor Lollapalooza, ditën e dielë.
50-vjeçari doli para publikut me një “look” krejt ndryshe nga ai me të cilin kishte mësuar fansat për më shumë se 20 vite.
Këngëtari u pa me flokë të gjata gri dhe mustaqe.
Në profilin e tij të Instagramit, Fred Durst ka hequr të gjitha fotot e vjetra, duke lënë vetëm disa foto të fundit, me pamjen e tij të re.