Ndryshimet klimatike, sipas një studimi të ri, po shkaktojnë transformime në formën e trupave të zogjve në Amazonë, pyllin më të madh të shiut në botë. Studiuesit kanë zbuluar se disa lloje zogjsh janë bërë më të vegjël, por me krahë më të gjatë dhe kjo me shumë gjasa nga kushtet klimatike.
Trupat e vegjël janë më efikas në shpërndarjen e nxehtësisë, ndërsa krahët e mëdhenj e reduktojnë atë dhe sigurojnë qëndrimin më gjatë në ajër. Llojet e prekura nga ky shndërrim përfshijnë një numër të konsiderueshëm shpendësh, por edhe disa insekte.
Studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura për më shumë se 15 000 zogj të cilët u matën dhe u peshuan. Kështu u arrit në përfundimin se përshtatja me ndryshimin e kushteve të reja mjedisore, është faktori i vetëm i këtyre ndryshimeve fiziologjike, por edhe i mënyrës se si këto shpendë po ushqehen.