Ëndrra e shumë futbollistëve për tu paraqitur në Katar me kombëtaret e tyre po shuhet ende pa filluar Kampionati Botëror si pasojë e lëndimeve.
Rasti i fundit është te Kombëtarja e Spanjës, ku mbrojtësi i Valencias, Jose Gaya si pasojë e lëndimit do ta humbasë Botërorin “Katar 2022”.
Spanja e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Gayas, ku e ka ftuar në grumbullim yllin e Barcelonës, Alejandro Balde.
Balde do të jetë pjesë e listës prej 26 lojtarëve të Spanjës për Kupën e Botës.