UBT News

Ndryshime në shortin e Ligës së Kampionëve

Sot u mbajt ceremonia e hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve, ku Milanit dhe Interi do të jenë në rolin e nikoqirit në ndeshjet e para të çerekfinales.

Milani i Stefano Piolit do të përballet me liderin e Serie A, Napolin, kurse Interi do të ndeshet me skuadrën e Benficas, me tre ekipe italiane në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2005/06.

Milani dhe Interi janë paraparë që ndeshjet e para t’i luajnë si vendas, pavarësisht faktit se dy skuadrat e shfrytëzojnë stadiumin e njëjtë “San Siro”.

Për shkak se Milani dhe Interi ndajnë të njëjtin stadium për ndeshjet në shtëpi, dhe nuk mund të luajnë në të njëjtën natë, as si vendas brenda 24 orëve, ndeshja çerekfinale e Interit me Benfikën ka ndryshuar orar. Milan, si kampion i Italisë, kishte prioritet.

Exit mobile version