UBT News

Ndryshime drastike në sulm, ja plani i Guardiolas për ta synuar sërish Ligën e Kampionëve

Dështimi i Manchester Cityt në finale ndaj Chelseat për ta fituar trofeun e shumë kërkuar të Ligës së Kampionëve nuk është pritur mirë as nga trajneri Pepe Guardiola e as nga pronarët e klubit.

Milionat e shpenzuara viteve të fundit ende nuk e kanë sjellë rezultatet e kërkuara përkundër trofeut të titullit kampion në Premierligë.

Gjithsesi, pas ndeshjes, Guardiola para mediave tha se tani do të pushojnë dhe do të kthehen më të fuqishëm vitin tjetër dhe do ta synojnë sërish titullin e më të mirit në Evropë.

Por, si mund të bëhet kjo? “Goal.com” ka bërë një analizë të asaj se cila do të jetë strategjia e Cityt në merkato dhe nuk përjashtohen shitje dhe blerje të mëdha.

Deri më tani janë konfirmuar largimet e Sergio Agueros, Eric Garcias, ndërsa emra të tjerë që mund të largohen janë Aymeric Laporte, Benjamin Mendy dhe Raheem Sterling.

Sa i përket blerjeve, freskimi i sulmi është objektivi i parë. Harry Kanë i Tottenhamit është dëshira e madhe, por nuk duket e lehtë shpenzimi i mbi 100 milionë eurove, aq sa kërkon Tottenhami për shërbimet e tij.

Sulmuesi i Interit Romelu Lukaku është një mundësi, derisa Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se nuk do ta shes norvegjezi n Erling Haaland.

Për mesfushën, emri i pëlqyer është Jack Grealish i cili mund të luante së bashku me Fernandinhon për të cilin City po planifikon t’i ofrojë një zgjatje të kontratës.

Këto janë planet e Pep Guardiolas për ta nisur sa më fuqishëm sezonin e ri garues 2021/22.

Exit mobile version