UBT News

Ndonëse njeriu më i pasur në botë, Elon Musk “po mendon” t’i lë punët e tij e të bëhet influencer!

Elon Musk, i cili është gjithashtu themeluesi i kompanisë raketore SpaceX, tha gjatë një konference në janar se ai pret të jetë shef i Tesla-s për ‘disa vite’, përcjell UBT News.

Por një deklaratë e tij në Twitter thotë ndryshe! Elon Musk po “mendon” të lërë punët e tij dhe të bëhet një influencer!


“Po mendoj të lë punët e mija dhe të bëhem një influencer me orar të plotë, çfarë mendoni ju?”, shkroi në Twitter njeriu më i pasur në botë, pa dhënë detaje.

Aksionet e Tesla kanë rënë 18% nga kulmi i 4 nëntorit pasi Musk shkarkoi aksionet e tij. Megjithatë, Musk mbetet personi më i pasur në botë, me një pasuri prej 266 miliardë dollarësh që është rritur me 110 miliardë dollarë vetëm këtë vit./UBTNews/

Exit mobile version