Shkruan Basri Lenjani
Gjatë stinës së verës temperaturat e larta ditore nuk janë e këndshme për askënd, ndaj vapa tropikale mund të shkaktojë probleme serioze edhe te njerëzit plotësisht të shëndetshëm.
Personat me të rrezikuar janë:
- Të moshuarit
- Fëmijët
- Nēnat shtatëzënë
- Të sëmurët me sëmundje të zemrës, neurologjike, të mushkërive, metabolike, vaskulare, psikiatrike, alkoolistët, të sëmurët që mjekohen me antidepresivë treciklikë, me antihisatminikë, personat që punojnë në ndërtimtari, bujqit dhe personat e shëndetshëm etj.
Rreziqet kryesore të trupit tonë janë goditja e diellit dhe nga nxehtësia:
- Sa është organizmi ynë përgatitur për t’u ambientuar, përshtatur me kushtet e reja klimatike?
- Sa i gatshëm është metabolizmi ynë për të vazhduar me të?
- Çfarë duhet të bëjmë kur e teprojmë?
Kujdesi i shtuar:
- Nga ora 11=17:30 h nuk duhet të ekspozoheni rrezeve të diellit, sepse kanë efekt negativ në organizmin e njeriut,
- Nëse temperaturat janë të larta mbi 35 gradë Celsius, punëtorët që punojnë në ndërtimtari, bujqit, etj. duhet të ndëpresin aktivitetin e tyre punues nga ora 11-17h për shumë arsye, sepse mund të ndodhin sëmundje akute jetëkërcënuese dhe lëndime serioze për jetën e tyre, për shkak të ndikimit të drejtëpërdrejt të rrezeve të diellit..
Të informohen qytetarët:
- Pushteti lokal i qyteteve duhet të sigurojë burime uji ose cisterna në vende publike me mbipopullim të popullatës, qytetarët mund të freskohen në çdo kohë….
- Mbroni kokën me çadër ose kapelë, veshja duhet të jetë me ngjyra të çelta, pije freskuese, pemë, perime, të qëndroni në ambiente të freskëta ose nën hije, lëkurën duhet të mbroni me yndyra kundër diellit.
- Të sëmurët që më parë kanë pasur sulm në zemër, me shtypje të ulët, të lartë, goditje në tru, epilepsi, diabet, të sëmurët depresivë, alkoolistët, të sëmurët që trajtohen me barna kundër alergjisē, të sëmurët më sëmundje kronike të lëkurës, gjendjet pas lëndimeve te të moshuarit, fëmijët, nënat shtatëzënë, personat e shëndoshë dhe drejtuesit e automjeteve.