UBT News

Ndeshjet e sotme në Champions League: Milani do përmbysjen me Fejnordin

Sot do të zhvillohen ndeshjet e kthimit për fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve, ku katër skuadra do të sigurojnë kalimin në fazën tjetër të kompeticionit.

Dueli i parë është ai mes Milanit dhe Fejnordit, që do të luhet në orën 18:45 në “San Siro”. Milani është në një situatë të vështirë, pasi duhet të fitojë me çdo kusht për të siguruar kalimin më tej, pas humbjes minimale 1-0 në ndeshjen e parë në Holandë. Kuqezinjtë do të kërkojnë të rikthejnë rezultatet e mira para tifozëve të tyre dhe të përmbysin disavantazhin e takimit të parë.

Në ndeshjen tjetër, Atalanta do të përpiqet të shfrytëzojë ndeshjen e kthimit pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Bryzhit, dhe do të kërkojë të rikuperojë rezultatin për të kaluar në fazën tjetër.

Nga ana tjetër, Bajerni dhe Benfika e kanë më të lehtë, pasi kanë fituar ndeshjet e para dhe janë në një pozita komode për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve./UBTNews/

Exit mobile version