Dy ndeshjet e raundit të parë në Ligën e Kampionëve bënë për vete botën e futbollit. Njëra ishte ndeshja në mes Real Madridit dhe Interit dhe tjetra mes Liverpoolit dhe Milanos.
Kampioni i Italisë dhe gjiganti spanjoll janë pjesë e Grupit D dhe luajtën në Milano. Skuadrat ishin si të barabarta dhe tejet të kujdesshme në shumicën e kohës të pjesës së parë, por nuk mund të realizonin gola. Në këtë mënyrë vazhdoi edhe pjesa e dytë duke u zbatuar taktikat e trajnerëve, por qe finalizimi mungonte.
Për befasi në minutën e fundit të kohës së rregullt, Los Blancos shënuan golin e fitores përmes lojtarit te tyre Rodrygo. Kështu Real Madrid është në vend të dytë në Grupin D me pikë të barabarta me të parin e grupit FC Sheriff.
Ndeshja tjetër ishte në mes Liverpoolit dhe Milanos, ku anglezët morën pikët duke fituar me rezultat 3-2. Ndeshja ishte intensive duke pasur aksione të bukura nga lojtarët.
Liverpool ishte ai që kaloi në epërsi përmes autogolit të Fikayo Tomori në minutën e 9-të kurse Milano shënoi dy herë nga lojtarët Ante Rebic dhe Brahim Diaz në minutat 42 dhe 44, por që Liverpool nuk vonoi dhe përmes Salah shënoi golin e barazimit. Në minutën e 69-të Liverpool merr avantazhin e lojës me golin e lojtarit Jordan Henderson.
Kështu në tabelën e grupit B, Liverpooli është lider dhe Milano është në vendin e fundit.
Kurse ndeshjet e raundit të dytë do të zhvillohen më 28 dhe 29 shtator./UBTNews
(Leon Beqiri, Shkenca Politike)