UBT News

Ndeshje dhe datë historike sot për KB Trepçën

Sot do të jetë një ndeshje dhe datë historike për KB Trepçën.

KB Trepça për herë të parë do të garojë sot në grupet e FIBA Europe Cup.

Me fillim nga ora 19:00, mitrovicasit do të përballen me klubin nga Holanda, ZZ Leiden, në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë.

Kjo është ndeshja e parë e “Xehetarëve” në FIBA Europe Cup, pasi javën e kaluar përballja me skuadrën izraelite, Hapoel Galil Elion nuk u zhvillua për shkak të situatës aktuale në Izrael.

Në anën tjetër, ZZ Leiden e nisën me fitore këtë garë, duke mposhtur BCM Gravelines Dunkerque me rezultat 77:69.

19:00 Trepça – ZZ Leiden

Exit mobile version