UBT News

Ndeshja Spanjë-Kosovë nuk do të luhet në Madrid

Në mars të këtij viti, Kombëtarja e Kosovës në futboll fillon fushatën e ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022”.

Sfidën e parë “dardanët”, do ta zhvillojnë në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë.

Vetëm 3 ditë më vonë, ekipi ynë kombëtar do të udhëtojë për në Spanjë.

Zyra e medias në UEFA, në një përgjigje dërguar Indeksonline ka njoftuar se Federata e Futbollit e Spanjës ka zgjedhur stadiumin ku do të luhet takimi.

Është stadiumi “La Rosaleda”, përkatësisht në qytetin Malaga.

Ky qytet ndodhet në bregun jugor të Spanjës, rreth 550 kilometra larg kryeqytetit Madrid./UBTNews

Exit mobile version