UBT News

​Ndeshja Shqipëri-Serbi, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin për ndeshjen e 11 tetorit

Vendimi i FIFA-s për ndeshjen Shqipëri-Serbi që do të luhet më 11 tetor në Leskovc të Serbisë është çështje orësh tashmë, kjo pas spostimit të ndeshjes nga Beogradi në këtë qytet të vogël por me një stadium të ri, trazirat në ndeshjen e fundit Serbi-Angli që përfundoi me shifrat 0-5, pritet të sjellin një tjetër sanksion për serbët, përveç atij financiar.

Aktualisht po punohet nga organet botërore dhe europiane, FIFA dhe UEFA, që të shmanget stadiumi i boshatisur, kjo jo për të favorizuar organizatorët në këtë rast, por më tepër për aspektin vizual.

Nëse në ndeshjen ndaj Anglisë pamja vizuale ishte e tmerrshme, ku figura të krimit në Serbi u panë në tribunën qëndrore duke dhunuar tifozët, po serb, por që ndoshta thërrisnin kundër qeverisë dhe Vuçiqit, vendimi duhet të ishte shumë më i shpejtë dhe i qartë, pra një stadium i boshatisur.

Si rrjedhojë, është menduar që në rast se do të lejohen tifozët, edhe pse në një numër të kufizuar, ata do të jenë të kontrolluar, do të jenë fëmijë. Një zgjidhje që përmbush aspektin vizual si duhet, dhe nga ana tjetër ul ndjeshëm rrezikshmërinë që ka organizimi i kësaj ndeshjeje.

Takimi do të luhet në stadiumin Duboçica, një stadium ndërtuar në vitin 2023 dhe që ka një kapacitet rreth 8000 vende./S.K/KP/

Exit mobile version