UBT News

Ndeshja interesante mes Interit dhe Bayernit, ja formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Interit dhe Bayern Munichut, ku të dy skuadrat e fillojnë sot aventurën në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Stadiumi “Giuseppe Meazza” do të jetë nikoqir i ndeshjes së sotme, ku takimi i fundit mes Interit dhe Bayernit daton në korrik të vitit 2017, ku asokohe Interi shënoi fitore me rezultat 2:0.

Në këtë ndeshje, Interi rikthehet nga humbja 3:2 kundër rivalit të përbetuar, Milanit, kurse Bayerni barazoi 1:1 me Union Berlinin.

“Nerazzurët” dhe gjiganti gjerman pozicionohen në Grupin C të Ligës së Kampionëve, së bashku me Barcelonën dhe Plzenin.

Mbrojtësi Dalbert do të mungojë në ndeshjen e sotme së bashku me sulmuesin Romelu Lukaku, kurse te Bayerni mungon vetëm Bouna Sarr.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Dzeko

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, De Ligt, Upamecano, Davies; Sabitzer, Kimmich; Coman, Musiala, Sane; Mane

21:00 Inter – Bayern Munich (Stadiumi Giuseppe Meazza)

Exit mobile version