Është vetëm një ndeshje e cila zhvillohet sot në kuadër të Superligës së Kosvës dhe e cila do ta përmbyllë javën e 27-të të këtij edicioni garues.
Besa, skuadër e cila ka treguar formë shumë të dobët në këtë kampionat dhe si rezultat ka mbledhur vetëm 10 pikë deri më tani, por që së fundi e ka mposhtur Feronikelin, do të provojë të bëjë një tjetër befasi edhe ndaj Gjilanit.
Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi, kërkon tre pikë të reja pas barazimit me Prishtinën në ndeshjen e fundit për të vazhduar kështu qëndrimin në vendin e katërt për të cilin po lufton me Feronikelin.
Ndeshja mes Besës dhe Gjilanit zhvillohet në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.