UBT News

Ndeshja e fundit në karrierë, Higuain shpërthen në lot

Gonzalo Higuain shpërtheu në lot pasi që luajti ndeshjen finale të karrierës së tij, karrierë kjo e bujshme ku ishte golashënues për skuadrat e njohura si Real Madridin, Chelsean, Napolin dhe Juventusin.

Megjithatë, ndeshje e fundit e karrierës së Higuain ishte një dështim, pasi që skuadra e tij, Inter Miami u mposht 3:0 nga New York City FC në raundin e parë të play-offit të Ligës Amerikane (MLS).

Në fillim të këtij muaji Higuain tregoi se do të pensionohet kur të përfundojë sezoni i Inter Miamit, dhe 34-vjeçari shpërtheu në lot pas vërshëllimës së fundit në humbjen kundër New York Cityt.

Ndërkaq, përgjatë karrierës së tij, Higuain shënoi 121 gola në 264 ndeshje për Real Madridin, pasi që ky i fundit e transferoi nga River Plate, ku më pas argjentinasi e ndihmoi gjigantin spanjoll drejt tre titujve kampionë të La Ligas.

Pas Realit, Higuain iu bashkua Napolit dhe vazhdoi që të shënojë gola përgjatë tre viteve para se t;i bashkohej Juventusit në vitin 2016.

Sa ishte te “Zonja e Vjetër”, Higuain fitoi tre tituj të Serie A dhe e ndihmoi Juventusin për të arritur në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2017.

Higuain vazhdoi karrierën e tij edhe te Chelsea, ku e fitoi Ligën e Evropës në vitin 2019, para se t’i bashkohej Inter Miamit në shtator të vitit 2020. Ai shënoi 29 gola në 70 ndeshje për klubin nga Florida.

Higuain po ashtu shënoi edhe 31 gola në 75 paraqitje për Kombëtaren e Argjentinës, duke u paraqitur në tre Kampionate Botërore. Ai e ndihmoi Argjentinë që të arrinte në finale në vitin 2014, ku u mposhtën 1:0 nga Gjermania.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni momentin kur Gonzalo Higuain shpërthen në lot në ndeshjen e fundit të karrierës së tij, që rezultoi me humbje 3:0 nga New York City.

Exit mobile version