UBT News

Ndërto një karrierë me ndikim në Shëndetin Publik me mbështetjen e UBT-së

Në një kohë kur nevojat për shërbime shëndetësore cilësore po rriten dhe sfidat e reja kërkojnë zgjidhje inovative, UBT prezanton programin Bachelor – Shëndeti Publik dhe Shkenca Mjekësore si një përgjigje direkte ndaj kërkesave të tregut të punës.

Ky program trevjeçar me është projektuar për të formuar profesionistë të aftë që do të ndikojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe rajon. Si një mbështetje e veçantë për të gjithë ata që vendosin të nisin këtë rrugëtim akademik, UBT ofron këtë vit një mundësi të shkëlqyer financiare: bursë prej 20% zbritje në pagesën e studimeve për të tri vitet e studimit. Ky hap synon të inkurajojë të rinjtë që të bëhen pjesë e një fushë jetike për mirëqenien e përgjithshme qytetare.

Studentët e këtij drejtimi do të përfitojnë nga përvoja e gjatë e UBT-së në shkencat mjekësore, duke pasur në dispozicion një infrastrukturë të pakrahasueshme që përfshin kampusin modern, Poliklinikën Universitare me mbi 20 njësi specialistike dhe Spitalin Universitar UNITED-UBT.

Gjatë studimeve, fokusi do të jetë te ndërlidhja e teorisë shkencore me teknologjitë më të reja mjekësore, si telemjekësia dhe analiza e të dhënave shëndetësore. Ky profil studimi ndihmon në zhvillimin e mendimit kritik dhe aftësive për të marrë vendime të shpejta në situata komplekse, duke garantuar një përgatitje të lartë etike dhe profesionale për t’u përballur me sfida si sëmundjet kronike apo menaxhimi i krizave shëndetësore.

Diplomimi në këtë program hap dritare të shumta punësimi në institucione publike dhe ndërkombëtare, duke filluar nga Qendrat e Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e deri te organizatat globale si OBSH, UNICEF apo UNDP.

Të diplomuarit do të jenë të gatshëm të kontribuojnë në hartimin e politikave shëndetësore dhe në zbatimin e projekteve që synojnë parandalimin e sëmundjeve në komunitet.

Përveç hyrjes së menjëhershme në tregun e punës, ky drejtim shërben edhe si një urë lidhëse për studime të mëtutjeshme Master në fusha si Menaxhimi Shëndetësor, Biokimia Klinike apo Shkencat Paramjekësore, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

 

 

 

 

Exit mobile version