Ruthie Tompson i pëlqente t’u thoshte njerëzve se ajo dhe Mickey Mouse “u rritën së bashku”, transmeton UBT News.
Animatorja legjendare kaloi gati 40 vjet me kompaninë Walt Disney duke punuar në pothuajse çdo film, nga “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët” e deri tek “The Rescuers” deri në pensionimin e saj në 1975. Ajo madje fitoi titullin “Disney Legend”, si punëtorja me historinë më të gjatë me Walt dhe Roy O. Disney.
“Ajo ishte ndoshta lidhja e fundit nga origjina më e hershme e animacionit në Hollywood. Një dëshmitare e gjallë dhe kontribuese jetike në përparimin dhe rritjen e industrisë së animacionit siç e njohim sot”, tha autori dhe historiani i Disney, Mindy Johnson.
Tompson vdiq të dielën në moshën 111 vjeçare. Ajo “ndërroi jetë paqësisht në gjumë” në shtëpinë e saj në në Woodland Hills të Kalifornisë, thanë zëdhënësit nga Disney në një deklaratë.
Longest-living animation worker of all time, Disney legend Ruthie Tompson, dies aged 111. Asked about her secret to living a long life, she said, “I smoked and I drank, but not that much.”https://t.co/nifOahvi4m
— cartoonbrew.com – Animation News (@cartoonbrew) October 12, 2021
“Ndërsa do të na mungojë buzëqeshja e saj dhe sensi i mrekullueshëm i humorit, puna e saj e jashtëzakonshme dhe shpirti pionier do të jenë përgjithmonë një frymëzim për të gjithë ne”, tha Bob Iger, kryetari ekzekutiv i The Walt Disney Company.
Projekti i parë i plotë i Tompson ishte: Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët, e cila u shfaq premierë në 1937.
Tompson gjithashtu u ftua të bashkohej me Unionin Ndërkombëtar të Fotografëve në 1952 dhe u bë një nga tre gratë e para që u pranuan.
Disa nga filmat më të mëdhenj artistikë në të cilët Tompson punoi përfshijnë “Pinocchio”, “Fantasia”, “Dumbo”, “Sleeping Beauty”, “Mary Poppins”, “The Aristocats” dhe “Robin Hood”.
“Argëtohu. Mundohu të bësh sa më shumë për veten tënde. Mbani mend të gjitha gjërat e mira në jetë” – Ruthie Tompson