Bashkëpronari i West Hamit, David Gold ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, pas një beteje të shkurtër me problemet shëndetësore, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi anglez.
Gold përgjatë gjithë jetës së tij ishte tifoz i flaktë i West Hamit, dhe ishte janari i vitit 2010 kur ai realizoi ëndrrën e tij duke u bërë bashkëpronar i West Hamit.
West Ham do të përballet me Leeds sonte, ndeshje kjo gjatë së cilës do të bëhen homazhe për Gold, i cili vdiq përkrah vajzave të tij, Jacqueline dhe Vanessa, dhe të fejuarës së tij Lesley, sot në mëngjes.